ELEM: LSDM-ja nuk është në dijeni çka është optimizim i prodhimtarisë vendore

Maqedonia

ELEM: LSDM-ja nuk është në dijeni çka është optimizim i prodhimtarisë vendore

Më: 7 shkurt 2017 Në ora: 18:13
ELEM

LSDM-ja vazhdon ta manifestojë mosnjohjen elementare për funksionimin e sistemit elektro-energjetik dhe manipulon për gjendjen e kapaciteteve prodhuese, theksojnë nga SHA ELEM në reagimin me shkrim në konferencën e sotme të LSDM-së në të cilën kjo parti e akuzoi udhëheqësinë e ELEM-it për shfrytëzim tejmase të ujërave të Liqenit të Ohrit dhe të Tikveshit.

“Opozita duke shpejtuar nga çdo aktivitet në elektro-energjetikën të bëjë sensacion medial, dëshmon se nuk është në dijeni se çka është optimizim dhe kështu plason teza që nuk kanë kurrëfarë lidhje me situatën reale dhe menaxhimin me elektrocentralet ekzistuese vendore”, thuhet në reagimin e ELEM-it.

Ata gjithashtu theksojnë se nuk janë të sakta informacionet se TEC Osllomej është shkyçur për shkak të defektit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat