Shoqatat Ekologjike në Maqedoni: Masat kundër ndotjes të jenë afatgjate

Maqedonia

Shoqatat Ekologjike në Maqedoni: Masat kundër ndotjes të jenë afatgjate

Më: 7 shkurt 2017 Në ora: 18:29
Ilustrim

Organizatat ekologjike apelojnë se është koha e fundit që autoritetet të ndërmarrin masa për të zvogëluar ndotjen e ajrit që arriti nivele dhjetë herë më të larta se sa është e lejueshme. Ata kërkojnë zbatimin e masave që urgjentisht duhet të përmirësojnë gjendjen.

“Për masat urgjente që aktualisht mund të bëhen, duhet të stimulohen të gjitha bizneset ti detyrojnë punonjësit e tyre të udhëtojnë në punë së bashku, për të zvogëluar ndotjen e ajrit nga automjetet. Nga ana tjetër, ka nevojë të digjen lëndë djegëse më të pastra në furrat, pra ata që djegin lëndë djegëse të ngurta, qymyri assesi në këto rrethana nuk guxon të digjet, drutë duhet të jenë me thatësi optimale”, tha Nevena Smileska nga Qendra për Kërkime Ekologjike.

“Disa komuna e pranojnë atë, disa jo. Të bashkohen në kontrollin e ndotjes si diçka prioritare, me tre turne të inspektoratit, ti kontrollojnë edhe ndotësit e paligjshëm edhe industritë e paligjshme, si dhe ata që djegin në mbeturina dhe ato që djegin në shtëpi”, u shpreh Biljana Stevanovska nga Organizata për Zhvillim të Qëndrueshëm.

Sipas OJQ-ve, masat e qytetit të Shkupi, në lidhje me transportin publik do të japin rezultate afatshkurtra, ndërsa qyteti ka nevojë për një plan afatgjatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat