Zoran Zaev takoi ambsadorin rus, çka bisedoi?

Maqedonia

Zoran Zaev takoi ambsadorin rus, çka bisedoi?

Më: 7 shkurt 2017 Në ora: 21:07
Zoran Zaev dhe Oleg Shcherbak

Lideri i LSDM Zoran Zaev i shoqëruar nga sekretari gjeneral Oliver Spasovski pasdite kanë pasur takim me ambasadorin rus në Shkup, Oleg Shcherbak.

Në këtë takim është biseduar për krizën politike në vend dhe formimin sa më të shpejtë të qeverisë, ndërkohë që LSDM sipas Zaev është duke punuar në arritjen e mbledhjes së nënshkrimeve për formimin e shumicës parlamentare.

Ndërkohë në takim është biseduar gjithashtu se partitë nënshkruese të marrveshjes së Përzhinos duhet të jenë të gatshme të fillojnë procesin e reformave që vendi të zhvillohet në mënyrë demokratike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat