Probishtipi ndërton shesh me ndihmën e mjeteve të BE-së

Maqedonia

Probishtipi ndërton shesh me ndihmën e mjeteve të BE-së

Më: 9 shkurt 2017 Në ora: 14:58
Probishtim

Në afërsi të shkollës së mesme të komunës ‘Naum Naumovski-Borçe’ në Probishtim ka filluar të ndërtohet shesh ndihmës, mjetet e së cilës arrijnë shumën prej 260 mijë euro me fonde të sigurara nga Bashkimi Evropian.

‘Nga këto 260 mijë euro, për menaxhim të hapësirës të sheshit dytësor do të shfrytëzohen rreth 200 mijë euro. Kjo hapësirë kap rreth 2.300 metër katrorë të sipërfaqes, në të cilën një pjesë do të shfrytëzohet për rreth 25 vende parkimi. Pjesa tjetër, rreth 1.400 metër katrorë do të shfrytëzohet për shesh dytësor, gjegjësisht do të ketë një miniamfiteatër’, tha sot kryetari i komunës së Probishtipit Toni Tonevski në konferencën për media.

Në kuadër të projektit, tha Tonevski, është paraparë të ndërtohet shtegu kalimtar, shadërvan, do të vendoset pajisje urbane, ndriçim i ri rrugor. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat