LSDM mbështet vendimin e Gjykatës në Strasbourg: Humbje ndërkombëtare e Maqedonisë

Maqedonia

LSDM mbështet vendimin e Gjykatës në Strasbourg: Humbje ndërkombëtare e Maqedonisë

Më: 9 shkurt 2017 Në ora: 19:47
LSDM

LSDM përmes një komunikate ka mbështetur vendimin e sotëm të Gjykatës për të Drejtat e Njeriut në Strasbourg, e cila vendosi në të mirë të gazetarëve, për ngjarjet e 24 dhjetorit 2012, kur gazetarët e Maqedonisë me dhunë u larguan nga Kuvendi.

“Vendim që është sjellur njëzëri është edhe një humbje ndërkombëtare e Maqedonisë, por edhe për Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë, e cila refuzoi ankesat e gazetarëve për mbrojtje të lirisë dhe të drejtës së gazetarëve”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

Një epilog i këtillë i Gjykatës Evropiane, sipas LSDM-së, është një provë se drejtësia vonon por përsëri arrinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat