Rushiti: VMRO-ja duhet të marrë një JO të madhe nga shqiptarët

Maqedonia

Rushiti: VMRO-ja duhet të marrë një JO të madhe nga shqiptarët

Më: 9 shkurt 2017 Në ora: 22:39
Ish ministri i arsimit Sulejman Rushiti

Ish ministri i arsimit Sulejman Rushiti ka thënë se kësaj here partitë shqiptare VMRO-së duhet ti thonë një JO të madhe.

Po të merremi me kronologjinë prej 25 viteve e deri këtu ku kemi ardhur, sigurisht se mëkate institucionale, subjektet maqedonase kanë njësoj ndaj keqmenaxhimit respektivisht keqkuptimit rreth asaj se si duhet të ndërtohet një shtet multietnik siç është Maqedonia.

Megjithatë ne flasim për vitin 2017, flasim për një parti politike që është në pushtet 10 vite dhe flasim për mënyrën se si ne në aspektin e këndvështrimit kombëtar si shqiptar, duhet të vendosim disa mekanizma të cilët nuk do ta lejojnë më asnjërin nga subjektet, në të ardhmen, as të na majorizojnë, as të ketë retorikë ksenofobe kundrejt nesh.

Në këtë drejtim është shumë me rëndësi që në këto momente VMRO – së ti thuhet Jo – është shprehur z. Sulejman Rushiti në Alsat M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat