BE i dhuron automjete terrenore Maqedonisë për ballafaqim me migrimin

Maqedonia

BE i dhuron automjete terrenore Maqedonisë për ballafaqim me migrimin

Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 08:35
Automjeti

Eurokomisari Johannes Hahn, i cili prej dje është për vizitë në Maqedoni, sot ai në MPB do të dorëzojë çertifikata për dhurimin e 33 automjeteve të terrenit.

Prej tyre, 31 dedikohen për nevojat e Policisë kufitare të MPB-së dhe dy automjete terreni janë për nevojat e Qendrës për menaxhim me kriza (QMK). Nga Delegacioni kumtojnë se mjetet janë furnizuar përmes fondit të BE-së ‘Masa të veçanta’ qëllimi i së cilës është mbështetja e institucioneve qeveritare në nivel kombëtar dhe lokal.

Në dorëzimin e donacionit në MPB janë paralajmëruar fjalime të Hahn-it, ministrit të MPB-së, Agim Nuhiu dhe drejtorit të QMK, Agron Buxhaku. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat