Inspektorati Shtetëror përsëri në Komunë të Tetovës

Maqedonia

Inspektorati Shtetëror përsëri në Komunë të Tetovës

Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 10:55
Ilustrim

Inspektorati Shtetëror i Tregut sot ishte mysafiri i radhës i Komunës së Tetovës. Ditë me radhë Inspektorati shtetëror qëndron në sektorët e ndryshëm të Komunës së Tetovës.

Te pyetur, Komuna e Tetovës i quan tendencioze kontrollet e njëpasnjëshme të inspektoratit shtetëror.

"Komuna e Tetovës përshëndet faktin që pikërisht në këtë periudhë kohore, kemi tendencë të shtimit të kontrolleve inspektuese nga ana e organeve relevante shtetërore." thotë zëdhënësi i Komunës së Tetovës Armend Fazliu.

Ndërsa burime nga Inspektorati Shtetëror, thonë se po bëjnë punën e tyre dhe se nuk kanë ndonjë tendencë për kontrollet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat