Osmani: BDI deri më tani dhe nga tani do të debatojë vetëm duke u bazuar në nënshkrime të garantuara

Maqedonia

Osmani: BDI deri më tani dhe nga tani do të debatojë vetëm duke u bazuar në nënshkrime të garantuara

Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 14:43
Bujar Osmani

BDI deri më tani dhe nga tani do të debatojë vetëm duke u debatuar në dokumente të nënshkruara, kështu për Plusinfo është përgjigjur zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, në pyetjen në çka bazohen nënshkrimet e garantuara të cilat Ali Ahmeti dje i ka kërkuar nga kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, për marrjen e mandatit për formimin e qeverisë së re.

Në pyetjen, nëse të gjithë marrëveshjet e koalicionit me OBRM-PDUKM janë të bazuara në nënshkrime të garantuara, Osmani nuk është përgjigjur.

Zoran Zaev, kryetari i LSDM-së, dje pas debatit me eurokomisarin Hahn në Kuvend, tha se kryetari i BDI-së, Ali AHmeti, deri tani personalisht nuk i ka kërkuar dokument të shkruar, por nëse zgjedh ta kërkojë, do ta merr. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat