LSDM: Kryetari i komunës Gjorçe Petrov ka dështuar

Maqedonia

LSDM: Kryetari i komunës Gjorçe Petrov ka dështuar

Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 16:55
LSDM

Nga LSDM-ja sot dërguan kritika për udhëheqjen e komunës Gjorçe Petrov nga OBRM-PDUKM-ja dhe theksuan se nevojitet vetëqeverisje e re lokale e cila do të punonte në interes të banorëve të saj dhe komunën do ta bëjë moderne dhe evropiane.

“Komunës Gjorçe Petrov i nevojitet mënyrë e re e udhëheqjes së komunës, përkundër qeverisjes së papërgjegjshme 12-vjeçare të OBRM-PDUKM-së dhe kryetarit të komunës Sokoll Mitrovski”, deklaroi sot Kostadin Aceski, kryetar i LSDM-Gjorçe Petrov.

Aceski pohoi se gjatë tre mandateve të qeverisjes në komunën Gjorçe Petrov pushteti lokal i OBRM-PDUKM-së ka harxhuar mbi 50 milionë euro të holla dhe e ka futur në borxh komunën me 160 milionë denarë, por që kjo nuk i ka përmirësuar kushtet për jetesë.

“Ambulanca po rrënohet, fëmijët në shkollën fillore në Novo Sellë ‘Tihomir Milloshevski’ mësojnë në kushte joadekuate hapësinore. Nuk ka vende të mjaftueshme në kopshtet për fëmijët dhe prindërve kjo u nevojitet. Rrugët bëhen liqene gjatë reshjeve të para të shiut”, tha Aceski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat