Gjorgje Ivanov i ankohet Han-it për Edi Ramën

Maqedonia

Gjorgje Ivanov i ankohet Han-it për Edi Ramën

Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 17:09
Gjorgje Ivanov

Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Hahn, sot realizoi një takimme presindetin, Gjorgje Ivanov, me të cilin ka biseduar për situatën në vend pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 11 dhjetor vitin e kaluar.

Në takim është potencuar domosdoshmëria që sa më shpejt të formohet qeveria e Republikës së Maqedonisë, sepse vetëm me institucione plotësisht funksionale shteti do të jetë i gatshëm të përballet me të gjitha sfidat.

Në kontekst të gjendjes aktuale, presidenti Ivanov ka shfaqur pakënaqësi nga mungesa e dënimit publik të përzierjes në punët e brendshme të Republikës së Maqedonisë nga ana e disa vendeve fqinje”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Eurokomisari Han e ka njoftuar presidentin Ivanov për takimet me liderët e partive politike dhe qëndrimet e shprehura, dhe ka theksuar se qeveria e re duhet të jetë konsekuente në perspektivën evropiane dhe e fokusuar në ardhmërinë evropiane të vendit.

Ivanov edhe një herë ka theksuar se stabiliteti në jetën politike dhe tensionet në marrëdhëniet ndëretnike janë pasojë e gjendjes së stërzgjatur status-kuo në Republikën e Maqedonisë dhe ka kërkuar angazhim dhe mbështetje më aktive nga komisari Han. Komisari Han ka theksuar se ekziston vetëdije e rritur mes shteteve anëtare të BE-së për domosdoshmërinë e zhbllokimit të integrimeve dhe për këtë qëllim nevojitet formim i qeverisë e përkushtuar në integrimet evropiane.

Reagimi i kryeministrit maqedonas vjen pas deklaratave të kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili kërkoi avansimin e statusit juridiko-kushtetues të shqiptarëve në Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat