Degët e PDSH-së jo dorëheqjes së Menduh Thaçit, kërkohet rikandidimi për në Kongres

Maqedonia

Degët e PDSH-së jo dorëheqjes së Menduh Thaçit, kërkohet rikandidimi për në Kongres

Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 09:45
Menduh Thaçi

Anëtarësia dhe degët e PDSH-së kanë refuzuar njëzëri dorëheqjen e parevokueshme të liderit të tyre, Menduh Thaçi. Kjo bëhet e ditur nga burime brenda kësaj partie që theksuan për INA se është kërkuar që Thaçi të vazhdojë të qëndrojë në krye të PDSH.

Kërkesat e degëve që do ti deponohen sot Kuvendit Qendror është që Thaçi të rikandidohet edhe njëherë për postin e kreut të partisë. PDSH por sot ka thirrur kuvendin qendror ku do të vlerësohen raportet zgjedhore të degëve dhe vlerësimi i kandidaturave për kryetar dhe kandidaturat e tjera partiake për në kongresin e ri partiak të caktuar gjatë javëve të ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat