Gjatë 10 viteve të kaluara MASH e Maqedonisë ka dhuruar 40 lloje të bursave për studentë

Maqedonia

Gjatë 10 viteve të kaluara MASH e Maqedonisë ka dhuruar 40 lloje të bursave për studentë

Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 10:35
Ilustrim

Në interes të nxënësve dhe studentëve, Qeveria e Maqedonisë në dhjetë vitet e kaluara ka ndërtuar sistem për bursa të cilat kanë ofruar më shumë se 40 lloje të bursave. Paralelisht në këtë periudhë, gati trefish janë rritur fondet për këtë qëllim.

Në pajtim me politikat e Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, për mbështetje të vazhdueshme financiare të studentëve, në dispozicion të tyre janë shumë lloje të bursave, në mesin e tyre bursa të plota për studimin e gjuhës së vjetër turke, bursa për studentë nga klasa sociale, bursa për studentë nga Roma dhe lloje tjera.

Vëmendje tek të rinjtë kanë tërhequr bursat në fushat e kimisë, fizikës dhe matematikës, për të cilat zv.ministri i arsimit dhe shkencëm, Spiro Ristovski, tha se 95 studentë do të marrin nga 18 mijë denarë në krye të nëntë muajve në vit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat