Gërçeva: Zaev duhet të tregojë se është kundër platformës së partive shqiptare

Maqedonia

Gërçeva: Zaev duhet të tregojë se është kundër platformës së partive shqiptare

Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 12:15
Ish deputetja e LSDM-së, Sollza Gërçeva

Ish deputetja e LSDM-së, Sollza Gërçeva, në një emision në TV21 deklaroi se platforma e partive shqiptare në Maqedoni është bërë “patate e nxehtë” që sipas saj, politikanët do të duhet të pëballen prej tani. Sipas saj, çështja etnike ka qenë e panevojshme në fushatën zgjedhore dhe vetëm ka nxitur partitë politike kundër njëra-tjetrës.

“Tani nuk mund askush të dalë në anë të kësaj platforme, ajo tani është një patate e nxehtë dhe në këtë situatë është shumë e rrezikshme. Tani duhet të dorëzohen inatet dhe të diskutohet për kërkesat e saj, në mënyrë që sa më shpejt të formohet Qeveria që do të fokusohet në reforma dhe jo në çështjet me të cilat kthehemi në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar. Mendoj se kjo platformë është jashtë Marrëveshjes së Ohrit”, deklaroi Gërçeva.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat