Duraku:VMRO po përgatit platformën maqedonase, tash do të nis lufta e platformave

Maqedonia

Duraku:VMRO po përgatit platformën maqedonase, tash do të nis lufta e platformave

Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 13:42
Shefik Duraku

Shefik Duraku nga LR PDSH shkruan se VMRO-DPMNE tash është duke e përgatitur platformën maqedonase si kundërpërgjigje ndaj platformës shqiptare, transmeton Tetova1.

“VMRO përmes Akademisë së shkencave po përgatit platformën maqedonase si kundërpërgjigje ndaj platformës shqiptare…

Tash do të filloj lufta e platformave.

Nëse nuk arrihet marrëveshje për formimin e qeverisë deri kah mesi i javës së ardhshme, atëherë bien në ujë të gjitha lojërat dhe taktizimet kundër Gruevskit dhe ata që po e mbajnë në jetë do e marrin përgjigjen nga populli në zgjedhjet e ardhshme kurdo që të mbahen ato”, shkroi Shefik Duraku në llogarinë e tij në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat