Kocijançiq: KE “e ndjek” situatën në kufirin e Maqedonisë

Maqedonia

Kocijançiq: KE “e ndjek” situatën në kufirin e Maqedonisë

Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 14:47
Zëdhënësja e qeverisë joformale të Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq

Pasi dje kërkuan kohë që “në mënyrë shtesë të kontrollojnë” çfarë probleme i krijon Republikës së Maqedonisë greva e fermerëve grekë, nga Komisioni Evropian sot në mëngjes njoftuan se “ka diçka” në kufirin Maqedoni-Greqi, i cili gjatë këtyre ditëve është e mbyllur për qarkullimin e njerëzve dhe mallrave.

Zëdhënësja e qeverisë joformale të Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq, për dallim nga kolegia e saj, Lucija Kude, e cila dje tha se “KE-ja ka informacione nga autoritete greke dhe bullgare për probleme në kufijtë e tyre”, sot me qëndrim se “Brukseli e ndjek situatën” dhe me problemin në kufirin jugor të Maqedonisë.

“Ne do të vazhdojmë ta ndjekim situatën me shumë kujdes, posaçërisht në kontekst të Marrëveshjes për stabilizim dhe asocim (SAA)”, theksoi Kocijançiq.

Pikërisht Marrëveshja e BE-së dhe Maqedonisë, e cila zyrtarisht hyri në fuqi në vitin 2004, mundëson bazë ligjore për veprim dhe reagim të Unionit lidhur me shtetin e Maqedonisë, duke marrë parasysh se Maqedonia nuk është anëtare e BE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat