Materialet e LSDM-së udhëtojnë drejt BDI-së

Maqedonia

Materialet e LSDM-së udhëtojnë drejt BDI-së

Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 16:41
LSDM

Materialet e shkruara që Ali Ahmeti i kërkon nga Zoran Zaevi janë gati dhe së shpejti do të dorëzohen në BDI, thonë për Alsat-M burime në LSDM. Tani për tani, nuk specifikohet përmbajtja e tyre.

Socialdemokratët besojnë se java e ardhshme do të jetë vendimtare për partinë e Ahmetit – pasi presin që t’i sigurojnë nënshkrimet e nevojshme të deputetëve për të marr mandatin për të formuar qeverinë. Paralelisht, grupet punuese të të dyja partive diskutojnë për detajet.

Nga OBRM-PDUKM, nuk kanë koment për informacionin që e zbuloi BDI – se edhe partia në pushtet e ka pranuar platformën e tyre thuajse tërësisht, problemi i vetëm ka qenë Prokuroria speciale. Nga OBRM-PDUKM e porositën Ahmetin të mos shpresojë më për koalicion në të ardhmen, në rast se e shkel parimin “fituesi me fituesin”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat