EVN reagon pas protestës së djeshme, fton organizatorët e protestave në takim

Maqedonia

EVN reagon pas protestës së djeshme, fton organizatorët e protestave në takim

Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 17:35
Blerim Fejzulli – Anëtarë i Këshillit të qytetit të Tetovës kundër EVN-së

Këshilli i qytetit të Tetovës kundër EVN-së dje dorëzoi disa kërkesa tek kompania që menaxhon me energjinë elektrike në Maqedoni, EVN. Një ndër kërkesat ishte edhe ulja e çmimit të energjisë elektrike. Nga EVN-Maqedoni sot reaguan duke e thirrur kryesinë e Këshillit të qytetit të Tetovës në bisedë. Takimi do të zhvillohet në Shkup, në ora 15:00 tek hapësirat e EVN-Maqedoni.

“Pas dorëzimit të kërkesave tona me shkrim dje deri tek EVN-në Tetovë, ata reaguan dhe u paraqitën tek ne duke e lënë një takim për ditën e hënë në orën 15 në zyrat e EVN-së në Shkup. Atje do të takohemi me shpresë se do të gjejmë një gjuhë të përbashkët dhe se do të zgjidhim problemet që I qytetarët e Republikës së Maqedonisë” tha Blerim Fejzulli – Anëtarë i Këshillit të qytetit të Tetovës kundër EVN-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat