Iseni: Partitë maqedonase mund ta bllokojnë punën e kuvendit, në ligjin për gjuhën shqipe

Maqedonia

Iseni: Partitë maqedonase mund ta bllokojnë punën e kuvendit, në ligjin për gjuhën shqipe

Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 19:19
Profesori Universitar Fati Iseni

Profesori Universitar Fati Iseni në emisionin “Studio e Hapur”  ka pohuar se mekanizmin e bllokimit të punës së kuvendit të cilën e ka zbatuar vite më parë BDI, kur dorëzoi mbi 20 mijë amendamente, tani mund ta zbatojnë edhe partitë politike maqedonase kur të bëhet fjalë sjellja e ligjit për gjuhën shqipe.

“Nëse marrim në mënyrë hipotetike, po supozojmë se partitë shqiptare po krijojnë kualicion më LSDM, a mundet dhe besoj se kjo do të ndodhë sepse VMRO-DPMNE ka paralajmëruar se do të bllokon funksionalizimin e institucioneve të shtetit, dhe të parashtron mijëra amendamente, sidomos në ndryshimet kushtetuese apo të ndonjë ligji siç është rasti në përdorimin e gjuhën shqipe në nivel shtetëror. Në këtë rast do të duhet të shkojnë muaj e vite që të shqyrtohen të njëjtat, dhe në këtë mënyrë gjuha shqipe nuk do të mund të silleshe në kuvend, sepse atë nuk do ta lejojnë deputetët e VMRO-DPMNE, dhe çka fituam ne shqiptarët në këtë rast, ndërsa VMRO-DPMNE do të fitonte përkrahje edhe më të madhe tek elektorati shqiptarë”, tha Iseni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat