CIVIL: Organizatorët e ekstremizmit duhet të përgjigjen

Maqedonia

CIVIL: Organizatorët e ekstremizmit duhet të përgjigjen

Më: 12 shkurt 2017 Në ora: 10:58
CIVIL

Qendra për liri CIVIL përmes një komunikate të lëshuar për media ka reaguar ndaj siç thonë dhunës polike të OBRM-PDUKM-së. Të rinjtë e kësaj partie për sot ka paralajmëruar një tubim të simpatizantëve të saj ku do të shfaqet një film rreth “Qoses” që e kanë titulluar “Dikund me të mirë, dikund me thikë”. Nga Civil thonë se kjo thirrje është dhunë ekstreme dhe duhet të dënohen për këtë.

“Dikund me të mirë, dikund me thikë” – mesazhi i OBRM-PDUKM-së është i qartë dhe e dëgjojmë me muaj. Kjo është thirrje e hapur dhe direkte për dhunë ekstreme politike, që është vepër penale. Edhe thirrja e fundit e Unionit të të rinjve të OBRM-PDUKM-së për projeksion filmik të filmit për Qosen, korespondon me fjalorin e udhëheqësisë së kësaj partie”, thuhet në njoftimin e CIVIL.

Ata gjithashtu ju bëjnë thirrje institucioneve kompetente të ndërmarrin masat e nevojshme dhe të parandalojnë këtë lloj të ekstremizmit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat