Reagon RDK e Vesel Memedit për shkrirjen e tre partive në një

Maqedonia

Reagon RDK e Vesel Memedit për shkrirjen e tre partive në një

Më: 12 shkurt 2017 Në ora: 11:43
Vesel Memedi

Pas publikimit të lajmit në TV Alsat se LR PDSH, Uniteti e RDK shkrihen në një parti, ka reaguar vetëm RDK-ja që udhëhiqet nga Vesel Memedi. Nga ana tjetër, LR PDSH e Ziadin Selës dhe Uniteti i Gëzim Ostrenit nuk kanaë dhënë asnjë...

Pas publikimit të lajmit në TV Alsat se LR PDSH, Uniteti e RDK shkrihen në një parti, ka reaguar vetëm RDK-ja që udhëhiqet nga Vesel Memedi. Nga ana tjetër, LR PDSH e Ziadin Selës dhe Uniteti i Gëzim Ostrenit nuk kanaë dhënë asnjë sinjal të këtillë.

"Aleanca për shqiptarët u ndërtua falë një angazhimi të jashtëzakonshëm të njerëzve të vullnetit të mirë, si një koalicion i tri subjekteve politike nëmes RDK, UNITETI, dhe LR-PDSH dhe demantojmë çdo tendencë të dashakeqëve për të dëmtuar Aleancën për shqiptarët. Aleanca për shqiptarët do të vazhdojë edhe në të ardhmen t’u bëjë ballë të gjitha tendencave dashakeqe për të krijuar huti te opinioni në përgjithësi, të gjitha në dëm të vijës kombëtare.Aleanca për shqiptarët edhe në të ardhmen do të vazhdoj të funksionoj si koalicion i tri subjekteve politike, me shpresë se këtij koalicioni mund t’i bashkangjiten edhe forca tjerra të vullnetit të mirë, dhe në asnjë mënyrë nuk do të kemi shkrirje në një subjekt të vetëm."- thuhet në reagimin e RDK-së së Vesel Memedit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat