Prokuroria Publike heton kryesinë e LSDM-së

Maqedonia

Prokuroria Publike heton kryesinë e LSDM-së

Më: 12 shkurt 2017 Në ora: 22:17
Prokuroria Publike

Zyrtarë të lartë të LSDM-së janë marrë në pyetje në Prokurorinë Publike si dëshmitarë për lëndë në të cilën hetohen donacionet e paguara në llogarinë e partisë për zgjedhjet e fundit parlamentare.

Bllagoja Boçvarovski, anëtar i Komitetit ekzekutiv të LSDM-së dhe deputet në përbërjen e re, si dhe disa deputetë të tjerë kanë dhënë deklaratat e tyre në Prokurori publike. Për momentin nuk ka detaje zyrtare për hetimin. Sipas informatave, prokuroria e Marko Zvërlevskit ka filluar kundërhetim pasi Prokuroria Speciale e Katica Janevës hapi procedurë për 200 anëtarë të OBRM-PDUKM-së në Ohër.

Ligji penal parasheh marrje me dhunë ose dënim në para prej 1200 eurove të dëshmitarit nëse nuk paraqitet të japë deklaratë, por nga Prokuroria Speciale nuk tregojnë sesi do të veprojnë me personat që nuk iu përgjigjën ftesës për të dhënë deklaratë.

Nga ana tjetër në Prokurorinë Publike është hapur hetim për donacionet në llogarinë partiake të LSDM-së dhe dëshmitarët e ftuar për momentin u përgjigjen ftesave të prokurorisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat