Ja çfarë moti na pret javën e ardhshme në Maqedoni

Maqedonia

Ja çfarë moti na pret javën e ardhshme në Maqedoni

Më: 12 shkurt 2017 Në ora: 23:54
Ilustrim

Ditën e hënë është parashikuar të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme, ndërsa ndryshim i motit pritet nga dita e marët. Meteorologët parashikojnë se nga e marta vranësirat do të ulen, ndërsa pastaj do të mbizotërojë mot kryesisht me diell dhe temperaturat ditore do të fillojnë të rriten.

Nga Enti Hidrometeorologjik bëjnë të ditur më i ftohtë pritet të jetë mëngjesin e së martës dhe të mërkurës, ndërsa pastaj do të ketë rritje të vogla.

“Ditët në vijim moti do të jetë më i ngrohtë, mëngjeset do të jenë të freskëta, ndërsa pasditet e ngrohta, lagështia do të zvogëlohet. Nga e dita e martë, do të ketë ditë me diell. Të mërkurën do ketë përsëri ulje të temperaturave. Në mes të javës do të fryej erë veriore përgjatë Vardarit, e cila kohë pas kohe do të përforcohet”, kanë thënë nga Enti Hidrometeorologjik.

Ky Institut njofton se ditët e ftohta dhe temperaturat e ulta pritet po marrin fund, sepse nga java e ardhshme do të ketë dhe ditë me diell dhe ngritje të temperaturave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat