Eurostat do të vlerësojë sistemin statistikor të Maqedonisë

Maqedonia

Eurostat do të vlerësojë sistemin statistikor të Maqedonisë

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 09:15
Ilustrim

Ekspertë nga Eurostat dotë zbatojnë vlerësim partneriteti të sistemit kombëtar statistikor të Maqedonisë. Vlerësimi fillon sot ndërkaq mbaron më 17 shkurt.

Enti Shtetëror për Statistika do të vlerësohet si bashkërendues i sistemit kombëtar statistikor dhe bartësit e autorizuar të përfshirë në zbatimin e hulumtimeve statistikore në vend.

Në qendër të vëmendjes së vlerësimit të partneritetit do të jenë analizar e thella dhe vlerësimi i përputhshmërisë së sistemit statistikor të Maqedonisë me të gjitha 15 parimet që përfshihen në Kodin për punë të statistikës evropiane.

Qëllimi është që në mënyrë objektive të vlerësohet përparimi në përputhjen e Kodit, të vërtetohen sferat ku është i nevojshëm forcimi i mëtutjeshëm, të përmirësohet kapaciteti për statistikë cilosore të lartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat