Saliu: LSDM nuk e do platformën shqiptare, ajo po n’a merr territoret shqiptare

Maqedonia

Saliu: LSDM nuk e do platformën shqiptare, ajo po n’a merr territoret shqiptare

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 09:58
Urim Saliu

Profesori universitar dhe gazetari Urim Saliu duke folur për situatën politikenë vend thotë se LSDM nuk e do platformën shqiptare, ajo po n’a merr territoret shqiptare.

"Një ditë do t’a shihni strategjinë e re të maqedonasve. Do t’a shihni si del sheshit një formë e re e përvetësimit shqiptarë nga ata. Fatkeqësisht LSDM përmes “shqiptarëve” të mëdhenj po merr këtë territor shqiptarë. Sinjalin e parë na dhanë në zgjedhjet Parlamentare ndërsa të dytin mbase më goditësin mund të n’a japin në zgjedhjet lokale atëherë kur do provojnë të marrin edhe Komunat shqiptare. Atëherë ne nuk do bëjmë më biseda për platforma shqiptare, as për parlamente dydhomëshe, as për ndarje proporcionale të buxhetit, por do t’i bëjmë pyetjen vetes ” cfarë n’a ndodhi", thekson Saliu.

Ai vlerëson se dalja e kaq shumë partive shqiptare në skenë e ka një fshehtësi dhe një qëllim.

"Votuesi nuk i di prapaskenat e këtij qëllimi maqedonas përmes një strategjie të re, mundohet të “ripushtojë” zonat e humbura. Këtë proces ata e kanë filluar përmes zëdhënësve shqiptarë nëpër debate dhe më pas do t’a praktikojë edhe në terren. Individët do përfitojnë por jo edhe shqiptarët si tërrësi", nënvizon Saliu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat