Dega e RDK-së në Vrapçisht do të udhëhiqet nga Demiri

Maqedonia

Dega e RDK-së në Vrapçisht do të udhëhiqet nga Demiri

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 12:15
Kuvendi Zgjedhor i degës në Komunën e Vrapçishtit për kryetar të degës së RDK-së

Në Kuvendin Zgjedhor të degës në Komunën e Vrapçishtit për kryetar të degës së RDK-së me unanimitet të plotë u rizgjodh magjistri i pedagogjisë z. Zulhajrat Demiri, ndërsa nënkryetarë u zgjodh Emir Durmishi. Në këtë kuvend zgjedhor të degës u zgjodhën edhe delegatët e Kongresit, ku bëhen përgatitjet e fundit për mbajtjen e kongresit partiak. Në këtë kuvend zgjedhor morri pjesë edhe Kryetari i RDK-së Vesel Memedi, i cili foli rreth aktualitetit politik në vend.

Në fjalimin e tij falënderues të pranishmëve iu drejtua kryetari i sapozgjedhur Demiri duke i falënderuar kuvendarët për besimin e dhënë që sërrisht të udhëheq me degën e RDK-së në Komunën e Vrapçishtit.

Kryetari i sapozgjedhur Demiri theksoi se ky besim i dhënë për së dyti më obligon edhe më shumë që të kujdesem fuqishëm për organizimin edhe më të madh politik në kuadër të RDK-së në Komunën e Vrapçishtit. Ai u zotua se këtë rol do ta kryej me sinqeritetin dhe nderin më të madh në dobi të kombit shqiptarë, dhe për këtë arsye, theksoi kryetari i sapozgjedhur i degës, kërkohet angazhim dhe mobilizim i jashtëzakonshëm i gjith njerëzve të vullnetit të mirë në kuadër të RDK-së. 

Kuvendin zgjedhor e përshëndeti edhe kryetari i RDK-së Vesel Memedi, duke i uruar sukses kryetarit të sapozgjedhur të degës Demirit.

Kryetari i RDK-së Memedi theksoi se vendi ndodhet para një stuhie të madhe dhe për këtë arsye kërkohet urtësi dhe mençuri veprimi me qëllim që kombi shqiptarë të jetë i përgatitur për sfidat e mëdha që e presin vendin dhe rajonin.

Në këtë drejtim, bara bie mbi udhëheqësit e partive politike që të tregojnë urtësi veprimi sepse çdo veprim i përshpejtuar mund të shkaktojë pasoja të rënda në këto momente vendimtare për vendin dhe rajonin në përgjithësi. Kryetari Memedi theksoi se udhëheqësia e RDK-së ka treguar pjekuri të lartë në këtë drejtim, me qëllim që në asnjë variant mos të dëmtohet procesi i çështjes kombëtare, pavarsisht sulmeve dhe kritikave naive të shumë dashakeqeve të këtij procesi.

Sipas Memedit, zbulimi i së vërtetës të organizimit politik dhe shoqërorë do të vërtetojë rrugën e secilit prej nesh se kush ka ndihmuar apo penguar zhvillimin e çështjes kombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat