‘Zaev dhe bashkëpunëtorët duhet të përgjigjen për krimin e bërë’

Maqedonia

‘Zaev dhe bashkëpunëtorët duhet të përgjigjen për krimin e bërë’

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 17:35
Zoran Zaev

Zoran Zaev dhe bashkëpunëtorët e tij duhet të përgjigjen për krimin të cilin e kanë bërë, për tenderët skandalozo-kriminel të ndërmarrjes publike “Strumica gaz” të cilat Zaev ia ka dhënë bashkëpartiakut të tij, kryetar të Komisionit partiak për energjetikë, Mitko Andreevski, deklaroi sot Prokuroria Themelore Publike në Shkup, Vasill Pishev i OBRM-PDUKM-së.

Pyeti nëse kështu LSDM nënkupton procedurë transparente për tender, me ç’rast çdo furnizim publik përfundon në xhepat e tyre. “Prandaj Strumica nuk ka gaz dhe prandaj qytetarët e Strumicës paguajnë çmime austronome për gazin, shtoi Pishev.

Tha se sot janë këtu që t’i dorëzojnë dëshmitë për këtë krim deri te prokuroria publike kompetente.

“Me krimin lidhur me gazin në Strumicë ndërmarrjes publike vetëm me tenderin e fundit të vitit 2016 i është shkaktuar dëm prej 700.000 euro. Këto janë para të qytetarëve të Strumicës të të gjithë neve të cilët kanë përfunduar në xhepat e bashkëpartiakëve të Zaevit”, theksoi Pishev.

Ai shfaqi shpresë së Prokuroria publike kompetente sa më parë do ta shqyrtojë denoncimin dhe do të ngrisë procedurë kundër personave përgjegjës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat