OBRM-PDUKM: Premtimet e LSDM-së si “Deja Vu”

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Premtimet e LSDM-së si “Deja Vu”

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 19:09
OBRM-PDUKM

LSDM-ja asnjëherë nuk ka punuar në fushën për përforcimin e shërbimeve psikologjike dhe pedagogjike në shkolla, kur ishte në gjendje të bëjë atë, por gjithmonë para zgjedhjeve premtojnë punësime, dhe kur janë në pushtet nuk bëjnë asgjë, theksohet në reagimin e OBRM-PDUKM-së ndaj kumtesës së LSDM-së me temë arsimi.

“Ndryshe nga premtimet e rrema të LSDM-së për punësimin e pedagogëve, psikologëve dhe defektologëve të cilët paraqiten si “Deja Vu”, në premtimet e 15 shtatorit për punësimin e të paktën një personi nga çdo familje, OBRM-PDUKM përmes masave specifike i përforcoi shërbimet profesionale në shkollat ??fillore dhe të mesme dhe për këtë qëllim, vetëm në tre vitet e fundit janë punësuar 105 psikologë, 13 pedagogë dhe 84 defektologë. Angazhimi i këtij lloj të kuadrit në interes të përforcimit të shërbimeve psikologjiko – pedagogjike do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, aty ku ka nevojë”, thotë OBRM-PDUKM, njofton AIM.

Nga OBRM-PDUKM kujtojnë se edhe viteve të kaluara ka pasur më shumë se 9.000 transformime në marrëdhënien e punës nga kohë e përcaktuar në kohë të papërcaktuar të personave të angazhuar në institucionet arsimore, gjë që, siç theksohet, kontribuon për një përmirësim të konsiderueshëm të gjendjes financiare personale dhe familjare të të punësuarve në këtë sektor dhe njëherësh është hequr gjithashtu pasiguria e cila ishte e pranishme deri në vitin 2006. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat