Thaçi: Rruga e vërtetë e shqiptarëve është autonomia në vendimmarrje

Maqedonia

Thaçi: Rruga e vërtetë e shqiptarëve është autonomia në vendimmarrje

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 23:21
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi në emisionin e sontëm “Zig zag” ka thënë se nuk do ishe gati të bisedojë të qeverisë me dikë, “derisa nuk arrihet marrëveshje etnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve”.

Ai pohon se liderët politik maqedonas i njeh shumë mirë, përveç Zaevit që është më i ri dhe që e njeh më pak.

“I njoh prej te Gligorovi, Cërvenkovski, Trajkovski…Kam një bindje dhe përvojë politike se cilido qoftë prej tyre, ata duhet t’i kushtëzojmë. Pak duhet analizuar se cili është më i mirë apo i keq. Në politikë nuk i besoj askujt dhe i besoj asaj që merremi vesh dhe bashkësisë ndërkombëtare si garant. Rruga e vërtetë është ajo e autonomisë në vendimmarrje”, ka thënë Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat