Ahmeti bisedon me ambasadoren turke për daljen nga kriza politike

Maqedonia

Ahmeti bisedon me ambasadoren turke për daljen nga kriza politike

Më: 14 shkurt 2017 Në ora: 13:10
Pamje nga takimi i Ahmetit me ambasadoren e Turqisë në Maqedoni, Tulin Erkal Kara

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti, sot u realizoi një takim me ambasadoren e Turqisë në Maqedoni, Tulin Erkal Kara, me të cilën bisedoi për situatën politike në vend dhe për marrëdhëniet bilaterale në mes Shkupit dhe Ankarës.

Ai i prezantoi të pesë opcionet e BDI-së për dalje nga kriza politike duke theksuar se BDI do të jetë e kujdeshme në hapat e saj rreth “qorsokakut politik” për ndjeshmërisë të situates politike të krijuar në vend por edhe në rajon.

Ai dënoi përpjekjet e dështuara të grusht shtetit në vitin e kaluar në Turqi duke thënë se marrja e pushtetit me dhunë është e papranueshme dhe gjithashtu dënoi sulmet terroriste në Turqi, duke u solidarizuar me popullin turk.

Ata biseduan edhe për çështje tjera me interesit të përbashkët dhe në frymë kunstruktive për të dyja palët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat