Këshilli i Prokurorëve e kërkon lëndën për rastin “Puç”, Janeva thotë “ta shohim”

Maqedonia

Këshilli i Prokurorëve e kërkon lëndën për rastin “Puç”, Janeva thotë “ta shohim”

Më: 14 shkurt 2017 Në ora: 13:54
Kryetari i këshillit të Prokurorëve Publik Petar Anevski

Kryetari i këshillit të Prokurorëve Publik Petar Anevski, pas takimit me Katica Janevën tha se ka kërkuar lëndën rastin “Puç” nga prokurorja speciale, si dhe shpjegimin e saj se për çfarë arsye është tërhequr padia.

“Neve na duhen pjesë nga lënda nga e cila mund të vërtetojmë pse lënda është tërhequr. U morëm vesh të kemi edhe një takim tjetër me pesë prokurorët tjerë të PPS-së javën e ardhshme “ tha kryetari i këshillit të Prokurorëve Publik Anevski.

Pas takimit me anëtarët e Këshillit Janeva asgjë nuk deshi të komentojë, duke theksuar shkurt se javën e ardhshme sërish do të takohet me Anevskin dhe kolegët e tij dhe atëherë do të thotë se ç’mendon.

“S’kam koment, do ta shohim javën e ardhshme”, tha Janeva.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat