Ndahen diploma për nxënësit në kuadër të projektit “Lider i profesionit"

Maqedonia

Ndahen diploma për nxënësit në kuadër të projektit “Lider i profesionit"

Më: 14 shkurt 2017 Në ora: 17:16
Ministri i Arsimit dhe Shkencës Pishtar Lutfiu së bashku me drejtoreshën e Qendrës për arsim profesional dhe trajnim Ajshe Selmani,ne ndarjen e diplomave per mentoret dhe nxenesit

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Pishtar Lutfiu së bashku me drejtoreshën e Qendrës për arsim profesional dhe trajnim Ajshe Selmani, sot bënë ndarjen e diplomave për mentorët dhe nxënësit të cilët kanë arritur rezultate më të mira në gara për zgjedhjen e nxënësit më të mirë në profesion , në kuadër të projektit “ Lider i profesionit”.

Projekti “ Lider” tani më për herë të tretë ndan diploma për mentorët dhe nxënësit të cilët kanë arritur sukses në fushën e lëndëve profesionale dhe mësimin praktik. Përzgjedhja e nxënësit më të mirë në profesion është bërë sipas suksesit të arritur pas realizimit të aktiviteteve të projektit “ Lider i profesionit”, përmes të cilit projekt tregohen, dëshmohen, vlerësohen edhe njohurit e ranguara, dituritë, shkathtësitë, aftësitë dhe vlerat (kompetencat) e nxënësve sipas lëndëve profesionale ( nga viti i parë, dytë dhe viti i tretë) dhe mësimi praktik në kuadër të profesionit/ drejtimit të caktuar arsimor nga arsimi teknik dhe arsimi profesional, sipas Rregullores për përzgjedhjen e nxënësit më të mirë në profesion nga vitet përfundimtare në arsimin profesional në Republikën e Maqedonisë.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës bashkë me Qendrën për arsim profesional dhe trajnim vazhdojnë me aktivitete për promovimin e rëndësisë dhe nevojës për arsim profesional dhe trajnim, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat