Mbaroi takimi mes BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët, kërkojnë realizim të plotë të platformës

Maqedonia

Mbaroi takimi mes BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët, kërkojnë realizim të plotë të platformës

Më: 14 shkurt 2017 Në ora: 20:48
Takimi mes BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët

Pas dy orëve diskutime, ka përfunduar takimi i nënkryetarëve të BDI-së me përfaqësuesit e Aleancës për Shqiptarët. Nga të dy anët nuk deshën të japin informacione se a kanë diskutuar rreth dokumentit të LSDM-së.

“Kishim takim pune në frymën e platformës. Gjithashtu mund të them se kemi pasur bisedë konstruktive, kemi folur rreth pikave për të cilat mendojmë se janë të rëndësishme”, deklaroi Teuta Arifi nga BDI.

Edhe Arben Taravari nga LR-PDSH vërtetoi se kanë pasur takim konstruktiv.

“Për ne është e rëndësishme të realizohen të gjitha pikat nga platforma, pa dallim kush do ta udhëheq Qeverinë”, tha Taravari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat