Pollozhani: Votat shqiptare për LSDM-në për një përdorim

Maqedonia

Pollozhani: Votat shqiptare për LSDM-në për një përdorim

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 10:28
Shpëtim Pollozhani

Kryetari i Shoqatës së të burgosurve dhe të dëmtuarve politikë shqiptar në Maqedoni, Shpëtim Pollozhani ka folur mbi fenomenin e bartjes së votave shqiptare nga kampusi politik shqiptar në atë maqedonase. Ai thotë se votat shqiptare të cilat i mori LSDM-ja në zgjedhjet e fundit parlamentare përsëri do t'i kthehen trungut amë.

"BDI i rrefuzoi VMRO-në nga halli dhe presioni. Dashuria 10 vjeçare nuk shkëputet lehtë. Shqiptarët e kuptuan këtë hipokrizi dhe prandaj e dënojnë BDI. BDI edhe më tutje do të ketë erozion të përkrahjes te shqiptarëve. Sa i takon rezultatit të anketave se gjoja LSDM është partia që ka më shumë vota tek shqiptarët, unë jam shumë skeptik. Këtë rezultat LSDM e fitoi falë një mashtrimi të madh të shqiptarëve, duke u premtuar se do të lëshojë nga burgu shumë individ të dënuar për vepra të ndryshme pnale. Çfarë do të bëj LSDM me ato raste kur ka vepër penale?. LSDM, për votat e mara te shqiptarët ka premtuar kodra ari dhe lumej me qumësht e mjaltë. Jam i mendimit se votat shqiptare për LSDM, janë vota vetëm për një përdorim dhe votat përseri do ti kethehen trungut amë. Ështe dëshmuar se anketat e ndryshme e kanë humbur besueshmërinë", thotë Pollozhani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat