Ejup Alimi i ka nja dy fjalë për formimin e qeverisë së re

Maqedonia

Ejup Alimi i ka nja dy fjalë për formimin e qeverisë së re

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 11:35
Ejup Alimi

Negociatat e vazhdueshme për formimin e qverisë së re në Maqedoni siç duket e kanë nervozuar deputetin e BDI-së Ejup Alimin. Ai i ka nja dy tre fjalë për formimin e qeverisë ku thotë se pa një barazi të plotë dhe vendimarrje konsensuale mes dy etnive shumicë në këtë shtet – nuk mund të ketë Qeveri as me njërën e as me tjetrën palë.

Këto mesazhe Alimi ndoshta ua ka lëshuar edhe tre nënkryetarëve të partisë së tij të cilët këto ditë bëjnë negociata me LSDM-në

“Pa një barazi të plotë dhe vendimarrje konsensuale mes dy etnive shumicë në këtë shtet – nuk mund të ketë Qeveri as me njërën e as me tjetrën palë. Mund të përsëritet edhe “Rasti Belg” e vendi të ngelet pa Qeveri edhe 2 apo 3 vite deri sa të vetëdijësohen se në këtë shtet nuk mund të vazhdohet të qeveriset vetëm duke plotësur e ruajtur interesin e njërës etni. Kryetarët e komunave duhet të kthehen në zyrat e tyre e të punojnë për atë që janë zgjedhur – të qeverisin me komunat e jo të bredhin sa në një shtab e në tjetrin shtab partiak!” ka shkruar Alimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat