Zgjedhjet lokale një kapitull i ri për shqiptarët

Maqedonia

Zgjedhjet lokale një kapitull i ri për shqiptarët

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 14:08
Ilustrim

Aktualiteti politik dhe zgjedhjet e fundit parlamentare në Maqedoni janë treguesi më i mirë se në zgjedhjet lokale të 2017-ës do të ketë një betej të vërtet politike në nivel lokal.

"Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare janë tregues se zgjedhjet lokale do të jenë shumë kompetetive. Përparësia është se ky rezultat do të ndikon që partitë të jenë më të mirë në përpilimin e agjendave për politikat lokale. Kujdesi në atë se çfarë do të premtohet do të rritet", thotë politikologu Xhenis Sulimani.

Sipas tij, partitë e reja, si Lëvizja Besa dhe LR-PDSH dukshëm e kanë pasuruar skenën politike.

"Mendoj se zgjedhjet lokale do të jenë hyrje e një kapitulli të ri, sa i përket politikës në vend e që do të jetë frytdhënës", thotë Sulimani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat