I akuzuari për vrasjen e Almirit nuk ndihet fajtor

Maqedonia

I akuzuari për vrasjen e Almirit nuk ndihet fajtor

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 15:50
Almir Aliu

Nuk ndihem fajtor, kështu ka thënë para gjykatës Boban Iliq i cili qershorin e vitit të kaluar në afërsi të spitalit të Kumanovës me makinë ka shkelur Almir Aliun, ndërsa përpos vrasjes së tij ai akuzohet edhe për tentim vrasje të dy prindërve të Almirit, e pasiqë është i akuzuar ai për momentin gjendet në paraburgim.

Avokati i Iliq, Stefan Pavlovski ka thënë se ky është rast i rëndë, jo vetëm në pjesën ligjore por edhe në aspekt human, sepse ka vdekur një fëmijë e disa tjerë njerëz janë plagosur, ndërsa sipas procesit gjyqësorë, del se prokurori publik do e jap të vërtetën përmes pasojave.

Ndërkohë avokati i tre personave që janë në hetime për dhunë, Asmir Alispaiq ka thënë se nuk ka aspak lidhje ato dhe këtë do e dëshmojnë përmes videove.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat