Plomp: Formimi i qeverisë së re në Maqedoni është në duar të partive politike

Maqedonia

Plomp: Formimi i qeverisë së re në Maqedoni është në duar të partive politike

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 17:00
Ambasadori holandez në Maqedoni, Wouter Plomp

Ambasadori holandez në Maqedoni, Wouter Plomp, ka deklaruar se nuk ka kohë për të humbur dhe se vendi duhet të formojë qeverinë e re, sa më parë që të mundet.

Sipas tij, formimi i qeverisë është në duar të të gjitha partive politike dhe varet nga ato parti, por thekson se partia e re duhet të jetë reformuese dhe të përqëndrohet në përgjegjësi dhe llogaridhënie.

Plomp shtoi se Holanda është mbështetëse e kahmotshme e Maqedonisë në procesin e reformave të nevojshme për anëtarësim të vendit në BE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat