Haliti: Edhe OBRM-PDUKM-ja ka dorëzuar dokumente me shkrim tek BDI-ja

Maqedonia

Haliti: Edhe OBRM-PDUKM-ja ka dorëzuar dokumente me shkrim tek BDI-ja

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 17:14
Rafiz Aliti

“BDI-ja ka pranuar dokument me shkrim edhe nga OBRM-PDUKM-ja, siç ka marrë nga LSDM-ja gjatë kohës së procesit të bisedimeve dhe i njëjti është lexuar nga kryesia qendrore e partisë”, deklaroi për televizionin Telma, Rafiz Aliti nga kjo parti.

Në këtë dokument të OBRM-PDUKM-së kanë qenë të shënuara edhe ndarja e ministrive mes partive, në përbërjen eventuale të Qeverisë së re.

Sipas Alitit, OBRM-PDUKM-ja është pajtuar me gjithë kërkesat e Platformës së partive shqiptare, përveç mandatit të PSP-së. Ai tha se pikërisht vazhdimi i mandatit të këtij institucioni ka qenë pengesa kryesore që dy partitë të mos munden të arrijnë marrëveshje për koalicion qeveritar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat