Sela jep detaje për propozim ligjin e gjuhës shqipe

Maqedonia

Sela jep detaje për propozim ligjin e gjuhës shqipe

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 17:28
Kreu i LR-PDSH-së Ziadin Sela

Kreu i LR-PDSH-së Ziadin Sela një ditë pas takimit të grupeve të punës të dy partive shqiptare, duke mos precizuar përmbajtjen e dokumentit deklaroi se për të është e papranueshme që në institucionet shtetërore të lejohet vetëm e folura por jo edhe shkrimi i shqipes.

 Ai madje shtoi se janë duke shqyrtuar ofertën e LSDM-së por nuk do të presin që propozim ligjet për çështjet e shqiptarëve t’i propozojnë partitë e bllokut maqedonas.

Sela madje thotë se zgjidhje ideale do të ishin ndryshimet Kushtetuese ku gjuha shqipe të definohet konkretisht si gjuhë zyrtare dhe jo si gjuhë e 20%-shit të popullsisë. Nga LSDM-ja presin që dokumentet e dorëzuara në BDI me propozime për zgjidhjen e disa kërkesave të partive shqiptare, t’i sigurojnë liderit të tyre nënshkrimet e të paktën 61 deputetëve për të marrë mandatin.

Ndërkohë, LR PDSH-ja është shprehur e gatshme tia jep mbështejen LSDM-së për marrjen e madantin ndërsa ka thënë se më pas mund të vijojë negociatat për pjesëmarrje në qeveri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat