Oferta e shkruar e Zaevit përmes BDI-së ka arritur te Gruevski?!

Maqedonia

Oferta e shkruar e Zaevit përmes BDI-së ka arritur te Gruevski?!

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 18:43
Gruevski Zaev

Oferta e shkruar e LSDM-së për koalicion me BDI-në, ka arritur tashmë në selinë e VMRO-DPMNE-së, kanë njoftuar burime partiake, transmeton Gazeta Lajm.

Edhe pse me këtë ofertë ende nuk janë njoftuar të gjitha partitë shqiptare, përveç Aleancës për Shqiptarët, përmbajtja e dokumentit, përmes njerëzve të BDI-së të afërt me VMRO-DPMNE-në ka arritur në selinë e partisë së Gruevskit, kanë shtuar këto burime.

Ato nuk përjashtojnë mundësinë që pjesë të ofertë së shkruar të Zaevit,  ditëve në vijim të paraqiten në mediumet proqeveritare. Të njëjtat burime vlerësojnë se në këtë mënyrë BDI ka shkelur parimet elementare të korrektësisë gjatë negociatave politike.

Në BDI nuk ka ende ndonjë reagim lidhur me këto informacione.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat