Sela: Vetëm Arbër Xhaferi meriton të quhet “Kryeplak”

Maqedonia

Sela: Vetëm Arbër Xhaferi meriton të quhet “Kryeplak”

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 09:32
Lideri i LR-PDSH Ziadin Sela

Lideri i LR-PDSH Ziadin Sela, në emisionin debativ "Rruga Drejt", në pyetjen provokative se a e quan edhe ai kryeplak Ali Ahmetin, Sela tha se i vetmi person që ka merituar të quhet kryeplak është lideri i ndjerë Arbër Xhaferi.

"Unë jam kryetar i LR-PDSH -së dhe se krerët e Aleancës janë të pa mvarur në deklarat e tyre por mendoj se askush nga liderët apo akterët të politikës aktuale nuk meriton të quhen kryeplal. Unë kam pasur vetëm një kryetar që meriton këtë epitet apo më shumë i shkon epiteti "Plaku i urtë i mençur" dhe ai është i ndjeri Arbër Xhaferi", deklaroi lideri i LR-PDSH -së, Ziadin Sela.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat