Kroacia vendosë bariera jotarifore për verën e Maqedonisë

Maqedonia

Kroacia vendosë bariera jotarifore për verën e Maqedonisë

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 10:22
Ilustrim

Kroacia ka vendosur kushte plotësuese për importin e verës së Maqedonisë, si vend i tretë, ku janë të nevojshme, më së paku 32 ditë që dogana të lirojë në qarkullim prodhimet.

Gjithashtu janë shtuar edhe kërkesat për analiza plotësuese për mbrojtje të mjedisit jetësor. Kjo ka bërë që Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe ujrave të kërkojë sqarime për zbatimin e barierave jotarifore për verën e Maqedonisë.

Ministri Mihail Cvetkov thotë se do të detyrohen që të detyrohen të ndërmarrin masa të duhura, nëse Kroacia do të mbetet në këtë qëndrim. Ai sqaron se janë në pritje të përgjigjes nga ana e Kroacisë për këto bariera jotarifore.

Përndryshe, Maqedonia eksporton 17 milionë litër verë në Kroaci, që është 24.2% e eksportit të përgjithshëm jashtë vendit. Vlera e këtim eposrti është 11.2 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat