Në Dellçevë përfundoi projekti për masat kundër përmbytjeve urbane

Maqedonia

Në Dellçevë përfundoi projekti për masat kundër përmbytjeve urbane

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 13:36
Dellçevë

Në Dellçevë ka përfunduar masa për uljen e rrezikut të përmbytjeve urbane në Milkovo Bërdi, si pjesë e pjesëmarrjes së komunës në projektin e USAID-it për strategji komunale për ndryshimet klimatike.

Pjesëmarrës në shënimin e përfundimit të projektit ishte edhe James Stein, drejtor i Misionit të USAID-it në Maqedoni. Për këtë pilot projekt, USAID kontribuoi me 58.930 dollar amerikan, kurse komuna siguroi 30.978 dollar amerikan.

Projekti forcon shoqërinë qytetare përmes rritjes së përkushtimit dhe përfshirjes së bashkësisë në vperimet për çështje të interesit të përbashkët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat