Aksion pastrimi i mbeturinave elektronike në Çair

Maqedonia

Aksion pastrimi i mbeturinave elektronike në Çair

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 13:58
Ilustrim

Komuna Çair dhe Higjiena Komunale, nesër dhe pasnesër do të fillojnë aksionin e mbledhjes dhe heqjes së aparateve të vjetra të teknikës së bardhë, televizorë dhe mobilieve.

Higjiena Komunale, do të bëjë pastrimin më të madh pa kompensim material.  Mbeturina të këtyre pajisjeve të vjetra, me qëllim që të pastrohen nga ky aksion, duhet të vendosen përpara hyrjes së shtëpive apo në afërsi të banesave , në periudhën kohore prej orës 7 deri në orën 9:30.

Mbeturinat nuk duhet të pengojnë kalimin e njerëzve apo automjeteve.

Ditën e nesërme do të bëhet pastrimi i këtyre mbeturinave në lagjet Teneqe Mahallë, Fushë Topanë, Çair i Vjetër 1, Çair i Vjetër dhe Dizhonskë, ndërsa pasnesër pastrimi do të bëhet në Gazi Babë, Serovë, Topanë e Vjetër, Sahat Kullë, Bit Pazar dhe Dyqanxhik. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat