VMRO-DPMNE: LSDM dhe Soros për 20 vjet kanë shkatëruar sektorin civil

Maqedonia

VMRO-DPMNE: LSDM dhe Soros për 20 vjet kanë shkatëruar sektorin civil

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 14:17
VMRO-DPMNE

VMRO-DPMNE tha se LSDM dhe Soros për 20 vjet po privatizon dhe shkatërron sektorin civil në Maqedoni dhe për këtë shkak vendi ka nevojë për desorosizimin e tij urgjentisht, sa nuk është bërë vonë.

LSDM-ja dhe Sorosi i nënvlerësuan qytetarët dhe ikën, sa që mes veti hartuan platforma dhe koalicione, dhe po mundohen të aktrojnë njëfarë shoqërie civile. Fondacioni "Shoqëri e Hapur Maqedoni, Metamorfozis, Komiteti i Helsingit për të drejtat e njeriut në Maqedoni, XHEF Maqedoni dhe dhjetra e dhjetra OJQ të tjera nënshkruan marrëveshje me LSDM-në, dhe u bënë vetëm mjet për abolim të kriminelit Zoran Zaev, përmes të cilave koalicioni LSDM-Soros po e shkatëron sektorin civil që 20 vjet, thuhet në deklaratën e sotme për shtyp të lëshuar nga VMRO-DPMNE.

Këto, siç i quan kjo parti,  kuazi-OJQ, "dogjën dhe shkatëruan çdo gjë,në kohën e Revolucionit të Larmë duke gënjyer se luftojnë, për kinse, të drejtat e cunguara, të udhëhequr nga krimineli Zoran Zaev.

- Këta kuazi-OJQ heshtën dhe mbyllën sytë kur Janeva për herë të dytë abolicionoj kriminelin Zaev. Hipokrizia më mirë shihet në rastet e Ivana Tufekxhiq dhe Pavle Bogoevski, të cilët në vend të luftës për të drejta, donuan mijëra euro në xhirollogaritë e partisë të udhëhequr nga krimineli i cili gjithë opinionin publik e sheh si mall, përveç miqve nga lista e Soros-LSDM-së. Ky është treguesi i vërtetë se pse vendi ka nevojë urgjente për desorosizim,thuhet në deklaratën e VMRO-DPMNE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat