Këshilli i Evropës zbaton projekt për gjyqësorin në Maqedoni

Maqedonia

Këshilli i Evropës zbaton projekt për gjyqësorin në Maqedoni

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 14:53
Ilustrim

Në Maqedoni ka filluar të zbatohet projekti ”Forcimi i kapaciteteve të gjyqësorit për mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe luftës kundër procedimit jonjerëzor dhe nënçmues, si edhe kundër mosndëshkimit”.

Ky projekt zbatohet nga Këshilli i Evropës në bashkëpunim me Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë, Ministrinë e drejtësisë, Akadenimë e gjykatësve dhe prokurorëve publik ”Pavel Shatev”, përfshi Avokatin e popullit.

Theks të veçantë do t’i kushtohet edukimit dhe trajnimit të praktikantëve juridik në luftën kundër procedimit jonjerëzor dhe nënçmues, si edhe kundër mosndëshkimit, në pajtueshmëri me Konventën Evropiane për të drejtat e njeriut dhe me praktikat gjyqësore të Gjykatës evropiane të të drejtave të njeriut.

Parashihet që projekti të zgjatë 18 muaj, pra deri në maj të vitit 2018, ndërkaq financohet nga Bashkimi Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat