Gjykata e Tetovës hodhi poshtë 30 padi kundër ndotësve të ajrit

Maqedonia

Gjykata e Tetovës hodhi poshtë 30 padi kundër ndotësve të ajrit

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 15:36
Ilustrim

Megjithëse Tetova në vitin e kaluar ishte ndër qytetet më ajër më të ndotura në vend dhe rajon, siç duket nuk mendon ngjashëm Gjykata themelore e këtij qyteti.

Portali SDK bën të ditur se kjo gjykatë ka vendosur që të hedhë poshtë 30 padi kundër ndotësve të ajrit, të cilët janë akuzuar se i kanë shkelur masat komunale kundër ndotjes.

Vetëm pas ndërprerjes së punës së kombinatit Jugohrom, Tetova e humbi primatin e të qenit qyteti më i ndotur. Rregullativa ligjore thotë se ndotja me grimcat PM10 duhet të jetë deri më 50, ndërkaq në Tetovë arriti edhe deri më 1000.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat