Kërkohet çbllokimi i vendkalimit kufitar Evzoni në Greqi

Maqedonia

Kërkohet çbllokimi i vendkalimit kufitar Evzoni në Greqi

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 15:50
Ilustrim

Odat Ekonomike të Maqedonisë dhe Serbisë bëjnë thirrje që sa më parë të zgjidhet problemi i bllokimit të vendkalimit kufitar Maqedoni-Greqi në Evzoni.

Në të kundërtën, nëse nuk do të lejohet edhe për një kohë lëvizja e mallrave, atëherë do të shkaktohen dëme të mëdhaja ekonomike dhe financiare. Dëme nuk do të ketë vetëm Maqedonia, por edhe vendet tjera bashkëpunuese.

Sipas Jelisaveta Georgieva, ushtruese detyre drejtore e Odës ekonomike të Maqedonisë, situata në Evzoni përcillet çdo ditë dhe se janë dërguar letra në ambasadën greke dhe në Unionin e odave greke, ndërkaq përgjigja është se janë marrë masa për t’u tejkaluar problemi.

Ajo bëri të ditur se janë duke u shqyrtuar mundësitë për gjetje të rrugëve alternative për lëvizjen e mallrave.

Nga ana tjetër, drejtora e Odës ekonomike të Serbisë, Danica Millovanoviq, tha se bllokimi i rrugëve mund të ndikojë në rritjen e shkëmbimit tregtar./

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat