Zhbogar: Situata nuk duhet dramatizuar, partitë do të gjejnë mënyrë për të formuar qeveri

Maqedonia

Zhbogar: Situata nuk duhet dramatizuar, partitë do të gjejnë mënyrë për të formuar qeveri

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 16:47
Ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar

Ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar, ka befasuar me deklaratën e tij, duke thënë se nuk duhet dramatizuar aq shumë, ndërkaq partive politike duhet t’u jepet më tepër kohë për formimin e Qeverisë.

Gjatë vizitës së sotme të tij në Berovë, Zhbogar ka deklaruar se: “nuk mendoj se gjendja në vend është shumë e keqe, nuk duhet të dramatizojmë. Patëm zgjedhje dhe duhet tu jepet më tepër kohë që të mund liderët politik të formojnë qeveri.

Po e shoh se partitë janë angazhuar. Jam optimist se liderët politik do të gjejnë mënyrë e vërtet për të formuar qeveri, që të mund ne si BE të vazhdojmë të punojmë në realizmin e reformave që janë të nevojshme”, ka thënë Zhbogar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat